Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social një mesazh të autoriteteve italiane në lidhje me publikimin e një kronike nga ana e TG3, ku flitej për 12 fishim të kultivimit të kanabist në Shqipëri.
Në njoftim flitet për një bashkëpunim të ri mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane dhe më tutje sqarohet se është ‘qartësuar plotësisht situata në lidhje me një kronikë të TG3, ku flitet për të dhëna konfidenciale nga Italia për rritjen eksponenciale të kanabist të kultivuar në Shqipëri.
Sipas njoftimit që ka përcjellë Rama, më tutje shkruhet: Autoritetet (italiane) kanë specifikuar se të dhënat e raportuar nuk korrespondojnë me të dhënat reale dhe se nuk mund të hedhin hije dyshimi në efikasitetin real të luftës kundër kanabisit dhe rezultateve të arritura vitet e fundit’
Mbi këtë reagim, Rama sulmon sërish TG3 duke ritheksuar se raportimi i televizionit italian ishte skandaloz.
“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”, shkruan Rama.
https://twitter.com/ediramaal/status/1222994616716341257?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1222994616716341257&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Frama-tg3-genjen-per-kanabisin-ky-eshte-reagimi-i-autoriteteve-italiane%2F
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?