Forcimi i ligjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së cilësisë së tij janë në fokus të qeverisë, në një kohë kur legjislacioni i Shqipërisë po përafrohet me atë të BE pas hapjes së negociatave dhe se angazhimet e vendit në këtë fushë janë të rëndësishme.
Nga impianti i Ferrokromit të AlbChrome në Elbasan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ligji për trajtimin e mbetjeve nga bizneset që pritet të hyjë në fuqi ne janar të 2025 shumë shpjet do të kalojë në parlament.
Ky projektligj detyron bizneset që prodhojnë mbetje nga aktiviteti i tyre përveç krijimit të kushteve për trajtimin e tyre të paguajnë dhe taksë.
“Jemi në një fazë të re që të gjitha kompanitë shqiptare duhet ta kuptojnë se pasi kemi kaluar me sukses procesin e skanimit të BE me çeljen e negociatave kemi marrë dhe angazhime të forta lidhur me mjedisin dhe përgjegjësinë kombëtare, institucionale dhe individuale në respektimin dhe mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit. Ligjet për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve janë në zhvillim e sipër nga qeveria dhe së shpejti do i kalojë parlamentit. Ndalimi i ujërave të ndotur në ujërat larës, dete e liqene, ka sjellë një angazhim të hoteliereve për të garantuar përpunimin dhe filtrimin e ujërave të ndotur dhe për të ndalur atë terrorizëm ekologjik që na ka karakterizuar për shumë vite në zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës hoteliere. Ky do të jetë sezoni më i pastër për ujerat larës, nuk pretendojmë që nuk do ketë defekte, pro padiskutim me vendosjen e një mase drastike për të gjithë sipërmarrjen në fushën e hotelerisë po shikojmë rezultate që na bindin se sezoni i ardhshëm do jetë perfekt edhe në këtë aspekt”, tha Rama.
Kjo kategori biznesesh sipas projektligjit, prej vitit 2025 do të paguaj një kosto për trajtimin e mbetjeve, që do të përcaktohet në varësi të mbetjeve që prodhon. Ky do të jetë një detyrim ligjor dhe nëse nuk zbatohet do të ketë edhe gjoba.
Kryeministri u ndal edhe në investimet e AlbChrome në Elbasan në implementimin e filtrave që do të ndalojnë emetimin e dioksidit të karbonit në atmosferë, që i jep fund një shqetësimi jo vetëm i institucioneve por edhe vetë qytetarëve të zonës.
“Sot na solli këtu një premtim I mbajtur I kompanisë pas një udhëkryqi dhe një ngërçi të krijuar si rezultat I reagimit legjitim të komunitetit dhe po ashtu një reagim legjitim të institucioneve shtetërore për të ndalur në emetimin e dioksidit të karbonit duke vendosur të gjithë filtrat e domosdoshëm. Kompania e kishte në plan ta bënte këtë investim, por nga ana tjetër për ne ishte e domosdoshme që ky investim të vendosje si prioriteti numër një në prioritetet e kompanisë. Është një investim i kushtueshëm prej 2 milionë euro investim. Gjithashtu duhet të rrisim cilësisht kushtet e punëtorëve dhe parametrat e nevojshëm për të pasur një motivim të plotë në punë. Kompania ka bërë një rritje te ndjeshme që kur ka nisur të operojë në Shqipëria të pagës mesatare. Sot paga mesatare e kompanisë AlbChrome në Elbasan është 900 euro.”, u shpreh Rama./rtsh.al/
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...