Gjatë një takimi me fermerët në Dvoran të Korçës, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi fermerët se do të vendoset taksim i lartë, për ata që nuk e punojnë token.
Ai deklaroi që qeveria tashmë kanë nisur punën për të rregulluar me ligj vendosjen e taksës për këdo që nuk e shfrytëzon pronën në fshat.
“Sot, Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore edhe pse ka akoma copëza. Për këto ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një supertaksim të lënies së tokës djerrë. Nuk mund ta lësh tokën e bukës djerrë, jepe ta punojnë ose punojë vetë, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë. Si qenka kjo që bujqësia ka marrë të tatëpjetën?!”, u shpreh Rama.
Pas paralajmërimit, Kryeministri u bëri thirrje fermerëve të bashkohen dhe të krijojnë kooperativa në funksion të investimeve të përbashkëta në mënyrë që të ketë më shumë prodhim. /tch/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...