Rama: Taksa e naftës nuk lëviz edhe sikur të mblidhen 45 mijë veta

18:46 | 12 Mars 2022
S D

Në një intervistë, Kryeminisitri i Shqipërisë Edi Rama tha se është i vendosur se taksa e naftës nuk lëviz edhe sikur në shesh të dalin 45 mijë veta.

Rama tha se qeveria është bërë mburojë për familjet shqiptare dhe biznesin e vogël.

Intervista:

Ja ku është kriza e ulur këmbëkryq me çmimet dhe ne që jemi mburojë për familjet shqiptare dhe biznesin e vogël me një kosto marramendëse. Unë e konsideroj vyrtyt, një cilësi positive që një kryeministër të reagojë kur ka proteste. Nuk është çështje frike apo sedre. Protestuesit atë detyrë kanë. Unë s’kam asgjë personale, çështja është që kjo protestë është një gjë jashtë kontekstit të luftës. Të turpshme ishin eshe ato proteata nga apozita që shkatërronin e shpërndaheshin në botë.

Unë nuk vë në diskutim shqetësimet e shqiptarëve. Problem është që mohohet që këto janë pasoja luftë, që këtu kemi të bëjmë me një krizë energjitike. Prandaj po bëjmë përpjekje për të ndërtuar Skvicën. Flitet për naftën që i kemi vetë por nuk prodhojmë.

Folët për një pamundësi të qeverisë për të ndërhyrë në çmime dhe më pas pati një ndryshim qasje

Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve nuk filloi me luftn, por si rezultat i një inflacioni pas pandemisë. Nuk mundet shteti të caktojë çmimet dhe qeveria as i ul dhe as i ngre. Energjia është një mall që sot për sot ne mund të ndërhyjm dhe e mbajmë me buxhet.

Ky konsumator e ka faturën 42 lekë, çmimi real me ditët e fundit është 297 mijë lekë, 7 herë më shumë. Ndërkohë në faturë nuk të vjen ky pasi qeveria paguan pjesën shtesë. 95 mijë bizneseve të vogla u kemi thënë nuk duam taksa, TVSH. Po nga do i marrim ne ato që na nevojiten se borxh nuk do të marrim. Unë u kam kërkuar falje atyre në Kukës për tarifën pasi nuk ishte vendim i diskutuar mirë nga qeveria. Ata kishin të drejtë atje. Studentëve u kemi dëgjuar fjalën. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë edhe sikur 45 mijë të mblidhen nuk lëviz taksa e naftës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme