Burime qeveritare greke bënë me dije para disa minutash se kryeministri Mitsotakis është takuar në Nju York me homologun shqiptar Edi Rama.
Ende nuk dihen hollësi të këtij takimi të planifikuar që është zhvilluar në kuadër të punimeve të sesionit të asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri i ri grek do takohet në orët e ardhshme edhe me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev si dhe me presidentin turk Erdogan.
Por takimi me kryeministrin shqiptar pritej me interes për mediat greke dhe opinionin publik pas ndërprerjes së bisedimeve dypalëshe në çështjet që kanë mbetur pezull midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas televizionit shtetëror ERT , Mitsotakis ka shkuar në këtë takim me pozicionimin tashmë të njohur të Athinës zyrtare se vazhdimisht mbështet rrugën europiane të Tiranës, me kusht respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar grek.
Akuzon Gjykatën e Lartë, Holta Zaçaj njofton Kushtetuesen pë...
Osmani takon kongresistin Palmer: Kosova dhe SHBA kanë mundë...
Prishtina nënshkruan me Cory Reeves
Durmishi ndan pamje nga punimet e rrugës Mitrovicë-Bajgorë-K...
Statistikat e frikshme të Bellinghamit në ndeshjet e fundit
Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin p...