Rama takohet me presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa

09:13 | 4 Dhjetor 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin e ri të Këshillit Europian Antonio Costa.

Kryeministri ka ndarë në Facebook, momentin nga takimi me Antonio Costa në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Europian, ka organizuar një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Pjesë do të jenë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, si edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme