Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte në Spanjë një takim me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, të Holandës Mark Rutte dhe me presidentin francez, Emanuel Macron.
Liderët po marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në Granada.
Në mesin e temave të diskutimit në këtë samit janë edhe tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Të pranishëm në samit janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Vjosa Osmani refuzoi kërkesën e ndërkombëtarëve për t’u ulur në një tryezë me Aleksandër Vuçiç duke thënë se e gjitha kjo nuk do të ndodh nëse nuk ka sanksione ndaj Serbisë për sulmin e ndodhur pak ditë më parë në veri të Kosovës./abcnews.al
Lexo edhe:
Osmani: Fillimisht sanksionet kundër Serbisë, pastaj dialogu
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...