Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së

15:31 | 18 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Bruksel ku është takuar me komisioneren e re të BE për Zgjerimin, Marta Kos.

Rama e ka quajtur atë si njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Bruksel – Me Komisioneren e re të BE për Zgjerimin, Marta Kos, njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë, mbështetëse e fortë e anëtarësimit tonë brenda vitit 2030”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme