Rama takohet me homologun e tij nga Izraeli, flasin për sigurinë kibernetike

17:08 | 23 Tetor 2022
KRG

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka vizituar Izraelin, ku është takuar me homologun e tij, Yair Lapid.

Rama përmes Facebook-ut, ka bërë të ditur se në takim , është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, ekonomisë dhe të turizmit, transmeton arbresh.info.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë vizitës së tij pritet të takohet dhe me presidentin Isac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme