Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland me të cilën kanë folur për disa çështje.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama bën të ditur se u fol për kërcënimet kibernetike dhe disa çështje të tjera si:
“New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Rama. /arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...