Pas zgjedhjes se kryesisë dhe drejtuesve politikë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pritet të takojë nesër edhe kryebashkiakët që janë zgjedhur nën siglën e socialistëve në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Takimi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, por organizatorët nuk kanë dhënë ende detaje për qëllimin kryesor të bisedimeve që Rama do të bëjë me të deleguarit politikë dhe kryebashkiakët socialistë.
Për herë të parë, PS u ka besuar drejtimin e fushatës së ardhshme politike në disa qytete të mëdha kryebashkiakëve. I tillë është rasti i Durrësit, Shkodrës, Beratit dhe Tiranës.
Socialistet nuk e kanë fshehur se po kërkojnë mandatin e katërt dhe për këtë arsye kanë parashikuar se do të kenë lëvizje të shumta në listat e kandidatëve për deputetë./rtsh/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...