Google ADS

Rama, takim në mesnatë me Yuri Kim në rezidencën e ambasadores amerikane

00:33 | 5 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim janë duke zhvilluar një takim mbrëmjen e sotme.

Burime për mediat thonë se takimi po kryhet në rezidencën e Ambasadores Amerikane dhe diskutimet vijon prej më shumë se një ore.

Nuk dihet se cilat janë temat e bisedës mes kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, ndërsa theksojmë se ky është takimi i parë që ambasadorja Yuri Kim dhe Rama po zhvillojnë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Më herët DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, vendim për të cilin kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë qëndrim, ndërsa pas 5 ditësh në Kuvend do të diskutohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, i cili sulmet ndaj SHBA-së dhe ndaj Yuri Kim i ka pasur të shumta.

Kryeministri Edi Rama sapo ka përfunduar edhe një vizitë zyrtare në Turqi, ku u arritën disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, kulturës, arsimit dhe turizmit./javanews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme