Rama takim me drejtuesit e Vlorës: Nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur

19:28 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama, është duke zhvilluar një takim me drejtuesit e institucioneve, në qarkun e Vlorës.

Takimi është mbajtur pa praninë e medias, ndërsa kryeministri ndodhet në Vlorë që prej ditës së djeshme ku edhe prezantoi projektin për e “shtëpinë e pavarësisë”.

Sakaq kryeministri Rama është shprehur: “Nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur. Dua impenjim maksimal për të zgjidhur çdo problem të qytetarëve”.

Po ashtu në këtë mbledhje Rama ka kërkuar angazhim maksimal për zgjedhjet e ardhshme./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme