Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Luksemburg me anëtarë të komunitetit shqiptar. Kreu i qeverisë deklaroi se komunitetet shqiptare të integruar në vende të ndryshme të botës, janë asete të çmuara.
“Kënaqësi e posaçme bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, bashkëkombas të integruar më së miri në vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, me plot pasion për Shqipërinë e dëshirë për të kontribuar për vendin. Është me interes të veçantë të dëgjoj e mësoj sa mundem në këto raste.
Ju i përkisni një pjese shumë cilësore të shqiptarëve në emigracion. Duke pasur parasysh sferat e veprimtarisë ekonomike të këtij vendi, jeni asete për këtë vend dhe s’ka se si të mos jeni aset i çmuar për vetë Shqipërinë”, tha Rama./rtsh.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...