Për herë të parë Shqipëria u vlerësua nga Standard & Poor’s me BB-, duke shënuar përmirësim në pozicionin fiskal. Edhe investimet e huaja janë rritur në vend, që sipas Bankës së Shqipërisë kanë shkuar në rreth 1.5 miliardë euro nga 1 miliardë.
Por Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se qeveria e tij synon që niveli i investimeve të huaja në Shqipëri të arrijë deri në vlerën 4 miliardë Euro.
Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që në vijim të ngjitet në nivelin BB+ duke përmirësuar akoma më shumë situatën fiskale.
“Ne kemi një potencial për një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja dhe synimi është të ngjitemi në 2, 2.5, 3, në 4 miliardë Euro. Padiskutim që i kemi të gjtha mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi vlerësim pozitiv me përmirësim nga SP dhe sot nëse shohim trendet nuk është aspak e shfrenuar situata që të kalojmë në BB+. Turizmi rritet, kërkesa për Shqipërinë rritet. Sot shohim që sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave, është gati të paguajë shumë mirë si nuk do të imagjinohej disa vite pëprara por shtron problemin që të ketë kë të paguajë dhe me kë t’i mbulojë rolet dhe funksionet”.
Nga ana tjetër, edhe integrimi europian dhe procesi i hapjes së negociatave, fazë në të cilën Shqipëria është aktualisht, kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve në Shqipëri dhe dije të reja.
“Integrimi në BE me fazën e negociatave është një proces që ngarkon me përgjegjësi të mëdha të reja jo vetëm qeverinë, por të gjithë sistemin e organizimit të Shqipërisë. Është një proces ku pushteti ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ kanë detyrat e tyre që duhet t’i përmbushin sepse nuk do integrohet qeveria, do integrohet Shqipëria. Edhe sektori privat ka përgjegjësitë e veta të mëdha, do duhet të bëjë sakrificat e veta. Dhe mbi të gjitha ka një emërues të përbashkët, për ne qeverinë, pushtetin ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ, për sektorin privat, për shoqërinë civile, dhe ky emërues është që ky proces në këtë fazë kërkon dije të reja”, u shpreh Rama./tvklan.al
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...