Google ADS

Rama: Synojmë që By Pass-i i Vlorës të jetë i kalueshëm mesin e Korrikut

09:23 | 26 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një postim në rrjetet sociale në lidhje me By Pass-in e Vlorës.

Kreu i qeverisë thotë se synimi është që kjo vepër të jetë e kalueshme në mesin e Korrikut.

Mirëmëngjes, dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, punimet janë përqëndruar në urën 4 dhe po punohet dhe një një urë tjetër në mënyrë që rruga të hapet më 15 Korrik nga njëri krah për të mundësuar kalimin e automjeteve gjatë sezonit turistik./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme