Rama sulmon ashpër Krichbaum: Gënjen, nuk më ka thënë asgjë!

18:18 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama sapo ka shkelur në aeroportin e Rinasit, nuk ka humbur kohë për të folur me gazetarët lidhur me vizitën dyditore që ka pasur ai në Gjermani.

Rama është pyetur nga gazetarët lidhur me një përplasje që është raportuar mes tij dhe kreut të Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, nëse Shqiëpria është gati për çeljen e negociatave me BE.

Ishte Krichbaum, i cili përmes një postimi në Facebook, ditën e sotme është shprehur se ia ka thënë në sy Ramës se Shqipëria nuk është gati, pasi reformat që janë bërë nga qeveria nuk kanë qenë të mjaftueshme për një vendim të tillë.

“Dje prita Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bundestag, I thashë se personalisht mendoj se hapja e negociatave është e parakohshme. Përpjekjet e deritanishme për reforma nuk mjaftojnë”., shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk e ka thënë një gjë të tillë, ndërsa ka vazhduar se edhe të tjerë deputetë që mendojnë si ai.

“Parakushtet për të cilat ajo foli janë parakushtet që përbëjnë gjithë procesin e derikëtushëm për të ardhur tek raporti progresit. Foli për këtë. I kemi prekur të gjitha parakushtet. Ne nuk kemi pasur objektiv të marrim Po-në publike të kancelares, pasi vetëm ata që nuk ia kanë idenë mund ta presin këtë gjë. Vizita i shërben shpjegimit të gjitha aspekteve dhe dhënies së të gjitha informacioneve të nevojshme në funksion të përgatitjes së opinionit, të cilin kancelarja tha se do të marrë kohën e duhur.

Sa i përket asaj që më thoni për Krishbaun, mund ta them se ai nuk ma ka thënë këtë gjë. Ai kështu mendon. Është një nga qindra deputetët e Bundestagut. As nuk më gjen të papërgatitur dhe as nuk më ulën kënaqësinë e rezultateve.”, u shpreh Rama.

Për Krichbaum ka pasur replika të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Basha akuzoi Ramën se ka urdhëruar median pranë tij për të sulmuar zyrtarin gjerman, një akuzë të cilën vetë Rama e hodhi poshtë gjatë vizitës së tij në Berlin./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme