I pyetur nga një prej studenteve të pranishme në studio, ndoshta për të bërë më të qarta kërkesat e studentëve për kryeministrin, Rama tha se problemi kryesor për studentët në Shqipëri nuk është një nga 8 pikat, apo të gjitha pikat bashkë, por diçka tjetër…
“Unë jam Anxhela Bakiasi dhe përfaqësoj vetveten në këtë studio. Për mua nuk duhet të ketë dialog për këto kërkesa. Këto janë kërkesa minimale. Përse unë, edhe pas 4 vitesh nuk e kam ende kartën e shëndetit? Unë e kam kërkuar më parë?”, u shpreh studentja.
“Ndër ato 8 pika, unë kam vetëm 3 për të cilat kam nevojë për diskutim. Të tjerat, si ajo e kartës së studentit, unë jam drejtpërdrejt pro dhe as nuk kam nevojë për debat. Problemi kryesor për studentët në Shqipëri është pikërisht mospërfillja e tyre nga vet universitetet. Përse nuk e ngrini këtë problem ju? Ende nuk e keni kuptuar që juve jeni të papërfillshëm? Mjafton të pyesni studentët e viteve të para apo të dyta, sepse ata që sot janë në vitin e tretë nuk i ka kapur reforma, nëse ndihen me më shumë peshë tani pas reformës së arsimit të lartë apo jo. Ne si qeveri jemi të gatshëm të ofrojmë kushte më të mira, edhe të plotësojmë kërkesat. Por për 3 prej tyre kam nevojë që ne të ulemi dhe të diskutojmë ‘Si?’-në”, deklaroi kryeministri Rama./tch/
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...