Kryeministri Edi Rama, në Shkodër, ku po zhvillon turin e radhës të fushatës elektorale, sqaroi përsëri ftesën që i ka bërë liderit opozitar Luzlim Basha.
Ai tha se me të është i gatshëm të bashkëpunojë, por me Presidentin Meta dhe me ish-kryeministrin Berisha jo, pasi sipas tij janë personat që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike.
Rama gjithashtu, tregoi edhe investimet që janë bërë në Shqipëri këto vite, por edhe ato që pritet të ndodhin.
“30 vite, bebet që lindën në 90-ën janë bërë burra dhe me fëmijë, rrugët me sheqer se vjen Luli, poshtë komunistët dhe Rama ik. Po sidomos premtimet, lekë, lekë, lekë. Martohuni thotë Luli se iu mbaj unë me lekë. Po t’i çfarë je? Unë jam një grua dhe kam probleme me sigurime shoqërore, do ua rris unë pensionin. Ai është i vetmi që ul prodhimin e qumështit dhe rrit atë të djathtit. Po se ka gjet këtu, se këtu vdesin ta hanë sapunin për djathë. Prandaj po iu them se ne jemi sot në një moment historik, në një moment historik sepse ne sot jemi në pikën ku mund ta shohim me sytë tanë që arritëm aty ku askush, madje shumica dërrmuese s’e besonte, nga dalja e tunelit e pandemisë para vendeve më të pasur se ne. Nuk besoj se ka njeri që s’është stresuar nga pandemia. Po pyetja është që për këtë hall dhe stres, do të gjejmë ilaçin e duhur apo do të pimë atë të gabuar? Ilaçi i duhur është forca e karakterit shqiptar, fuqia e karakterit tonë që pirkëshit në këtë moment duhet të bënim atë që po bëjmë. Duhet të gjejnë forcën dhe t’i themi lodhjes nuk të dëgjoj, mërzisë, nuk ë dëgjoj, sepse dua të ngjitem dhe të mbërrijë në maj.
Në maj arrihet me gjithçka kemi bërë gati për të vazhduar drejt majës. Kjo arrihet duke i hap vendit porta të reja hyrëse. Kompania më e madhe e Emirateve, që ndërtoi Dubain ka ardhur këtu. Porti turistik i Sarandës është në kantier, porti i Vlorës është gati të fillojë. Porti i Shëngjinit është i vetmi që s’e ka projektin, por ka kërkesat. Turistët që vijnë nga portat e detit janë turistë që harxhojnë shumë dhe sigurisht të gjithë këto porta të bëjnë që njerëzit do të vijnë dhe të hyjnë më thellë dhe në pjesën e brendshme të Shqipërisë, Malësia e Madhe është një nga shembujt. Mjaftonte ë shkosh në Malësinë e Madhe dhe të gjesh se në fakt bujqësia është rritur vazhdimisht dhe eksportet janë rritur, do të shkojnë 1 miliardë në planin tonë të veprimit. Më pyet një gazetar dhe më thotë, çdo bëni ne s’keni vota, i thash kemi. Më tha a jeni të gatshëm të bashkëpunoni? I thash që jam i gatshëm të bashkëpunoj veç me Ilir Metën dhe Sali Berishën, sepse ata po marrë në peng PD.
Sigurisht që jam i gatshëm që të bashkëpunoj me Bashën, sepse nëse politika i lë pas problemet e veta, ndasitë e bëhet bashkë që Shqipëria të bëhet kampione e Ballkanit, kjo është, sepse politika prandaj është krijuar. Sigurisht që kjo s’ka lidhje me zgjedhjet. Kjo ka lidhje me vullnetin për t’i dhënë politikës fuqi sa më të madhe që politika të bëj sa më shumë. Çohet Luli dhe thotë jo! Sigurisht do të thotë jo sepse thash që të linte Ilirin dhe Saliun dhe të bashkohej për Shqipërinë.
Por ai tha jo sepse është kukull që kurdiset nga Saliu dhe Iliri. E kurdisin ata bëhet Spiderman dhe thotë do e largojmë Edi Ramën, do marrim molotovët dhe do e djegim kryeministrinë. Varet si e kurdis, lider është ky? Forcë karakteri është ky? Sigurisht që nuk e zgjedhim ne se kë kurdisin ata. Mos habiteni fare kur nga kurdisja Voltana të bëhet si Ertugruli. Ne sot kemi të drejtën të besojmë se diellin e mrekullueshëm të Shqipërisë që mahnit turistët ne mund ta kthejnë në burim ngrohtësie për çdo shqiptar”, u shpreh Rama.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...