Rama: Spitali Rajonal i Vlorës po përballon me sukses fluksin e shtuar gjatë sezonit turistik

19:02 | 5 Gusht 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në Spitalin Rajonal të Vlorës personeli po përballon me sukses fluksin e shtuar gjatë sezonit turistik.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në bashkëpunim me Urgjencën Kombëtare, janë trajtuar 12 mijë thirrje, shkruan Arbresh.info.

“Në Spitalin Rajonal të Vlorës personeli po përballon me sukses fluksin e shtuar gjatë sezonit turistik.Në bashkëpunim me Urgjencën Kombëtare, janë trajtuar 12 mijë thirrje drejt numrit 127 dhe stafi mjekësor ka kryer 6645 vizita në banesë gjatë këtij sezoni”, ka shkruar ai. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme