Google ADS

Rama: Sot dhe nesër në Shqipëri marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare, do të diskutohet mbi mundësitë e investimit

08:35 | 5 Tetor 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot dhe nesër e Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, në Pallatin e Kongreseve, do të marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori.

Rama tha se do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në Shqipëri.

“Dhe me Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri shqiptar në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme