Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se “Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës është një nga ato vendet e rralla plot traditë të vjetër shqiptare që i mbetet në mend kujtdo që e viziton.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se ky stan “ka një lloj magjie brenda tij, sa duket si i dalë nga përrallat”, shkruan Arbresh.info.
“Melodia e fyellit të Sofos, fjetja në shtëpizat me çati të punuara me kashtë, ushqimi i gatuar me saç e teknika të tjera të vjetra të stërgjysheve, natyra e bukur, mikpritja e veçantë, ia shtojnë vlerat këtij vendi ku në kohë të vjetra barinjtë dhe bagëtia mbushnin kodrat e Tragjasit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit