Google ADS

Rama: S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

19:12 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Jehona e deklaratës së Kryeministrit grek për marrëveshjen e hapësirës detare vazhdon të mbajë të ndezur debatin në Shqipëri.

Kryeministri Rama vetëm pak minuta pasi u nda nga kreu i shtetit pasi morën pjesë së bashku në ceremoninë për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës, i bëri të qartë Ilir Metës se deklaratat e tij nuk kanë asnjë të vërtetë brenda pasi procedurën që ndiqet që nga negociatat e deri tek firmosja e marrëveshjes më mirë se askush tjetër e di ai si President i Republikës.

“Jam i bindur që Presidenti e di shumë mirë që ja fut kot se po të kishte marrëveshje do kalonte nga ai. S’mund të ketë marrëveshje pa miratimin e Presidentit. E përsëris për ata që duan të dëgjojnë, jo për ata që bëjnë politikë me kap ca të kapësh, që s’ka asnjë marrëveshje Negociatat u ndërprenë pa një përfundim që kur në Greqi u ndryshua qeveria. Me qeverinë e re s’kemi asnjë nisje negociatash”.

Rama përsërit se deklarata e Mitsotakis për shtrirjen me 12 milje detare të Greqisë nuk i referohej hapësirës së vendit tonë sepse nuk ka mundësi fizike të ndodhë, ndërsa për deklaratat e opozitës në Tiranë e di me siguri që janë për politikë të brendshme.

“Kjo deklaratë është kthyer në mundësi të atyre që peshkojnë ç’të munden, është kthyer në qesharake. Si të bëhet një marrëveshje kur s’ka firma, vula, ajo shkon nga qeveria te Presidenti, ai ka thënë do e çoj në Kushtetuese, kush e beson eshte trupeshk”.

Presidenti Meta i pyetur për këtë çështje po në Vlorë, kërkoi të bëhej kujdes me deklaratat publike në mënyrë që më pas mos të përdoren për të dëmtuar interesat e Shqipërisë./ Tv Klan

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme