Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri thirrje sot sipërmarrjes private që të rrisë pagat e punonjësve për të mos rrezikuar humbjen e kapitalit njerëzor.
Në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës, Rama u shpreh se, sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë për rritjen e pagave.
“Duke shtrënguar dorën më shumë se sa duhet dhe në vijimësi dhe duke i lënë gjithmonë të fundit ato që në fakt janë të parat, pagat për të punësuarit e vetë, faktikisht i ka hapur vetes një gropë, që nëse nuk nxitojmë ta mbyllim sot, do të bëhet e pambyllshme edhe për disa vite. Një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor”, tha Rama.
Sipas tij, “sipërmarrja nuk mundet të vazhdojë t’i japë të punësuarve të vetë një pjesë të pagës përmes bankës dhe një pjesë në dorë”.
“Sipërmarrësit nuk mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka, edhe përtej gjithçkaje të nevojshme për veten e familjen e tyre dhe jo për punonjësit e tyre. Sot ka filluar të ndjehet vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Parafytyroni se në çfarë presioni mund të gjendet Shqipëria në një periudhë kohe, jo më shumë se sa pak vite. Ndaj të gjithë duhet të vrapojnë sot më shumë. Tani është koha për të bërë edhe atë që nuk mundemi, të pamundurën, këtë kemi bërë si qeveri dhe shumicë qeverisëse”, tha Rama.
Ai theksoi se, sipërmarrja duhet të bëjë gjithçka që mundet sot, pa pritur nesër, që nivelet e pagave, që së fundmi janë rritur shumë më tepër se sa për vite e vite me radhë në sektorin privat, të formalizohen.
“Të bëhet çmos që të uniformizohen dhe të mos jenë iniciativa sporadike si rezultat i dëshpërimit të mungesës së krahut të punës, por të jenë rezultat i një qasje të përbashkët kombëtare. Ky është një moment jashtëzakonisht delikat”, tha Rama./atsh
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitu...