Paga minimale në Shqipëri do të pësojë një tjetër rritje.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar publikisht se paga minimale, qoftë për sektorin publik por dhe atë privat, paga minimale do të jetë 40 mijë Lekë të reja.
Kjo rritje do të hyjë në fuqi pas disa javësh.
“Mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë Lekë. Domethënë çështje disa javësh. Dhe do të fillojë të aplikohet brenda shumë pak muajsh për të gjithë. Nuk duam të ketë pagë më të ulët se 40 mijë Lekë në Republikën e Shqipërisë qoftë në sektorin publik qoftë në sektorin privat”.
Kryeministri tha gjithashtu se qeveria është duke punuar që paga minimale brenda dy viteve të rritet në 45 mijë Lekë.
“Ne besojmë që kjo rritje është e duhura dhe jo vetëm kaq por besojmë po ashtu që duke kontribuar edhe ne me një mekanizëm që jemi duke e përfunduar, paga minimale do rritet në viijim dhe duam që brenda 2 viteve të shkojë në 45 mijë Lekë. Kështu që juve që sapo nisni shkollën kini parasysh që me çdo rritje të pagës minimale ju do të merrni shtesën mbi pagën minimale me të cilën e filloni shkollën”.
Këto deklarata Kryeministri Edi Rama i bëri gjatë një takimi me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit sa një pagë minimale e përmuajshme.
Aktualisht paga minimale në vend është 32 mijë Lekë. /tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...