Rama shuan sherret e Shkodrës, mbledh deputetët dhe kryebashkiakët e veriut

15:20 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Në një kohë kur pas godinës së PS-së ku ndodhet KQZ u vulos, shkarkimi kryebashkiakut kryebashkiak i Vorës Agim Kajmaku, brenda selisë rozë në të njëjtën kohë kryesocialisti Edi Rama ka tentuar të amortizojë problemet në gjirin e PS-së, Shkodër.

Të përpiktë me orarin, deputetët, kryebashkiakët dhe kryetarët e PS për veriun e Shqipërisë, u shfaqën në selinë e partisë në pushtet, ku mes tyre nuk mungoi aleati social demokrat Tom Doshi.

Kryesocialistit Edi Rama i mjaftuan 50 minuta për t’i vendosur kufirin tek thana, drejtuesve sherrxhinj të degës së PS-së, Shkodër.

“Nëse ju e paskeni të pamundur të zgjidhni drejtorët në këtë qark, atherë këtë do ta bëj unë” citohet të ketë deklaruar kryeministri Edi Rama.

Dhe këtë kryesocialisti do ta bëjë realitet të Hënën, në një mbledhje tjetër posaçërisht me degën e PS-së Shkodër. Emërimin e drejtorëve në qarkun e Shkodrës deputeti Paulin Sterkaj e ka quajtur njësoj sikur po mbahet një tender, dhe kjo ka shtuar ai duhet të marrë fund.

Dega e PS-së Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit është përfshirë nga turbulenca të forta duke shkaktuar jo pak kokëçarje për kupolën socialiste në Tiranë. Dy ditë më parë, kryesia e PS-së Shkodër u përfshi në debate të forta nga ku u komunikua se me vendim të kryesisë së PS-së është shkrirë struktura e partisë në këtë qytet./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme