Shqipëria vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundmi ka shkruar një status në facebook, ku ka thënë se pas CNN, “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Europë, ku 172 mijë turistë francezë zbuluan Shqipërinë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Europa Perëndimore.
“Fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar.
Pas CNN, tani prestigjiozja franceze,”Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Europë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër.
127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Europa Perëndimore”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e ...
Gjermania zbulon rastin e parë të variantit të ri mpox Ib
Riho Terras nga Estonia pritet të jetë raportues për Kosovën...
Trepça nesër kërkon fitoren e pare në Fiba Europe Cup
Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, flasin p...
Bislimi priti në takim ambasadorin italian, nënvizoi nevojën...