Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria e sotme është shumë ndryshe nga ajo e mëparshmja, që gjeti kur PS erdhi në pushtet.
Në aktivitetin për “Deputeti që duam”, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se qeveria e ka për detyrim që të bëjë hapa më të rëndësishëm për pensionistët.
“Ne kemi pasur ekonomi me 2.5 miliardë euro eksport, sot kemi me rreth 8.5 miliardë euro eksport. Prapë janë pak dhe të gjitha këto janë pak. Janë pak por ama janë shumë për të na dhënë ne të gjithë arsyet që të kërkojmë më tepër dhe prandaj unë e përsëris gjithmonë, Shqipëria sot kjo që kemi, me atë që kishim kur nisëm rrugën është dita me natën. Ndërsa Shqipëria që dua që së bashku ne të kemi në 2030 është dita me diell të plotë krahasuar me këtë që është një Shqipëri në agim”, tha Rama
“Dita me diell të plotë do të vijë kur Shqipëria të ulet në tryezën e BE si një vend shtet i barabartë mes të barabartësh dhe të mbarojë përgjithmonë zinxhiri një mallkim historik që na ka lënë komplet jashtë rrugës së zhvillimit për shkak të të gjitha pushteteve të huaja të brendshme të imponuara mbi ne ose për shkak të paaftësisë tonë për të bërë më të mirën duke nxjerrë më të mirën prej nesh. Ajo që ka vlerë në shifrat që përmenda është që nuk janë shifra që thjesht shihen nga larg por gjithsekush mund t’i konstatojë nga afër te familja, puna e vet në një pjesë të madhe duke përjashtuar pensionistët që kemi detyrimin e madh të bëjmë një hap të rëndësishëm më tutje.”, tha Rama./abcnews.al
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore