Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi të premten pasdite një takim me të rinjtë në sheshin “Nënë Tereza” , nga ku përcolli mesazhin se Shqipëria që duam nuk është një demagogji dhe se ajo bëhet nëse ata e duan atë.
“Besoni tek ëndrra që shikoni me sy hapur. Shqipëria që duam nuk është e pamundur e demagogji, as një ëndërr në beze. E gjitha lidhet me dashurinë që ne kemi për Shqipërinë”, tha Rama.
Ai nënvizoi se Shqipëria nuk do të jetë peng i të korruptuarve që e kanë ushqyer popullin me idenë që nuk bëhet.
Për kryeministrin Rama rëndësi themelore ka fakti që Shqipëria që kishim dhe Shqipëria që kemi janë njësoj, kur vjen puna te drejtësia.
“Ndoshta me një ndryshim të vogël. Në Shqipërinë që kishim gjykatës e prokurorë nuk kishin frikë. Sot ata kanë frikë. Frika e tyre sot është vetëm fryt i imagjinatës. Frika i ka mbledhur në çadër për t’u mbrojtur nga Shqipëria që duam”, tha ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?