Google ADS

Rama: Shqipëria ofron mundësitë për të bërë biznes me investime jo të mëdha

12:10 | 7 Dhjetor 2024
E.K

“Kurrë më në emigracion” ishte tema e episodit të 13-të i sezonit 3 të Podkastit “Flasim”, të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ku të ftuar ishin Etleva dhe Aldo, nënë e bir, që treguan për vendimin për t’u kthyer nga emigracioni dhe për të investuar në Shqipëri.

Sipërmarrësja Etleva, vlerësoi se ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri ishin shtysa kryesore e vendimit të për t’u kthyer dhe investuar në vendin e tyre.

Ajo tregoi edhe sfidat e hapjes së biznesit, ku fillimisht investoi në vendlindje, në qytetin e Beratit, por si pasojë e vështirësive dhe pandemisë falimentoi. Por ajo tregoi që nuk do të mbetej me kaq pasi, më vonë investoi në ngritjen e një pastiçerinë në Tiranë, që aktualisht është në funksion të plotë.

Sipas sipërmarrësve, lehtësitë që ka krijuar qeveria me reduktimin e taksave për biznesin e vogël, e bënë shumë të favorshme investimin në Shqipëri.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ofron mundësitë për të bërë biznes me investime jo të mëdha, sikurse agroturizmet.

“Kjo është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën ‘bingo’ këtu dhe jo vetëm në Tiranë, por kudo. Kudo Shqipëria ka oportunitet për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Si në rastin e agroturizmeve”, u shpreh Rama./rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme