Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit në lidhje me flukset turistike gjatë 3 mujorit të fundit.
Rama në postimin e tij thotë se Shqipëria renditet si vendi i parë në Evropë sa i takon rritjes së numrit të turistëve, krahasuar me periudhën pandemisë.
Në këtë listë Shqipëria renditet gjithashtu e tretë në botë pas Qatarit që zhvilloi kKupën e Botës dhe Arabisë Saudite.
“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkruan Rama. /Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...