Shqipëria nisi sot promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigant të turizmit “FITUR 24”, organizuar nga IFEMA Madrid, i cili është pika globale e takimit për profesionistët e turizmit nga mbarë bota dhe ku Shqipëria prezantohet me diversitetin e pasur turistik të zonave të saj.
Në një intervistë nga Madridi, pas çeljes së panairit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se tanimë Shqipëria është në një nivel tjetër.
“Na takon që në këtë nivel të prezantohemi me shije. Duhet të prezantohemi duke bërë më të mirën brenda hapësirës që na lejojnë mundësitë tonë, sepse nuk jemi as Italia dhe nuk jemi as vetë Spanja, por jemi sidoqoftë një vend që sot është në vëmendjen e të gjithëve”, tha ai.
Rama u shpreh se ky panair i pararend Panairit të madh të Berlinit, ku Shqipëria do të marrë stafetën e vendit pritës të vitit të ardhshëm, në Berlin, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë.
“Prandaj është e rëndësishme që jemi këtu sot dhe prandaj është e rëndësishme t’i japim kësaj përpjekje të gjithë mbështetjen institucionale sepse është edhe një tregues i seriozitetit me të cilin ne e kemi sfidën e Shqipërisë turistike 2030. Kështu që, në këtë kontekst edhe takimet që po bëjmë janë të rëndësishme, ashtu sikundër është shumë inkurajuese që të gjithë ata që sot kërkojnë të takohen me ne, deri jo shumë në kohë, as që nuk kishin asnjë interes për Shqipërinë, kështu që na bën mirë”, shtoi ai.
Duke nënvizuar rekordin e 10 milionë turistëve gjatë vitit 2023, Rama shprehu bindjen se “pa diskutim që këtë vit ne do të kemi një rritje të mëtejshme të numrit sepse këtë e konfirmojnë edhe operatorët që janë këtu dhe që praktikisht kanë mbyllur rezervime edhe për vitin 2025”.
“Nga ana tjetër na duhet të shtyjmë shumë më fort edhe për investime të reja sepse përndryshe do të gjendemi në një situatë të padëshirueshme dhe te papëlqyeshme midis një kërkese që rritet dhe një oferte që nuk arrin dot të rritet në proporcion me kërkesën sepse mbase nuk do arrijnë dot. Se ka një limit kjo gjë, që ta balancojmë kërkesën dhe shyqyr që kërkesa të jetë më e lartë, por jo në pikën që kërkesa të jetë aq e lartë saqë pastaj njerëzit të fillojnë të dekurajohen, të thonë ‘atje nuk shkohet se s’ka ofertë të mjaftueshme’. Kështu që, ky është një proces dhe në këtë proces besoj që jemi në rrugën e duhur, por me e rëndësishmja është që na ndihmon jashtëzakonisht shumë fakti se Shqipëria sot është diçka krejt tjetër, në sytë e të gjithëve”, shtoi ai./rtsh
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...