Shqipëria ka pësuar një transformim rrënjësor sa i përket rolit të saj në arenën ndërkombëtare. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve, teksa shtoi se diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re.
Si arritje, kryeministri përmendi edhe mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian vitin e ardhshëm në Tiranë dhe Samitin e NATO-s në vitin 2027.
“Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re, ka luajtur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe dhe që duhen shtyrë edhe më tutje për të përmbushur vizionin e Shqipërisë 2030. Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të skanimit të sistemit të organizimit të vendit. Vendi mori një vlerësim të qartë për gatishmërinë për t’iu përmbajtur legjislacionit europian në të gjitha fushat. Por natyra e procesit të negocimit është shumë dinamike dhe dua të sjellë në vëmendje një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë BE në interesat tona të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal dhe dua të flas për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për të gjithë rajonin që shkon përtej sistemit të mbështetjes me fondet IPA. Plani i ri i rritjes është tani në dorën tonë dhe sëbashku me partnerët në Bruksel, jemi në proces sistemimi të të gjithë hapave dhe piketave që do të duam të arrimë për të rritur masën e integrimit pa pritur që të bëhemi anëtarë të BE. Kjo është arsyeja pse, pa na e kërkuar askush, kemi nisur një proces të ri përmes një synimi ambicioz për të lançuar një dallgë të re reformash duke u organizuar në Kuvend me Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen, Sundimi e Ligjit dhe Antikorrupsionin. Prej kohësh ne nuk jemi statik në qasjen ndaj marrëdhënieve tona ndërkombëtare.
Ky respekt, besim, prestigj na bën sot që të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve europiane, nga Britania e Madhe deri në Ukrainë, apo nga Suedia e Norvegjia deri në Turqi, vitin e ardhshëm në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe ky prestigj na bën të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027. Këto as nuk mund të imagjinoheshin disa vite më parë që Shqipëria të bëhej pikë referimi dhe Shqipërisë t’i besoheshin këto role”, tha Rama.
Kreu i qeverisë Shqiptare shprehu edhe njëherë synimin për t’u bërë pjesë e BE-së në vitin 2030, teksa tha se Shqipëria duhet të jetë gati për këtë moment. Rama theksoi se për këtë, trupi ynë diplomatik duhet të ngjitet në një nivel të ri.
“2030 duhet të na gjejë të ulur në tryezën e BE si anëtarë. Ky është qëllimi ynë. Trupi ynë diplomatik duhet të ngjitet në një nivel të ri dhe kjo sot është e mundur duke shfrytëzuar një eksperiencë shumë të pasur që ka ky komunitet dhe duke shfrytëzuar edhe momentin transformues të Shqipërisë.
Sot Shqipëria është magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë bota dhe arritëm të kemi 10 milionë turistë, shifra e këtij viti do të jetë më e lartë dhe kjo është një e dhënë që reflektohet në zhvillimin e vendit. Stadi ku ndodhemi është plotësisht i favorshëm për të synuar hopin e madh ndërkombëtar dhe për ta vendosur më në fund flamurin tonë kombëtar në oborrin e BE në Bruksel”, theksoi kryeministri./rtsh
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...