Shqipëria është renditur në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror duke arritur në 107 fluturime në ditë vetëm javën e kaluar.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka publikuar një video ku theksohet se Shqipëria ka arritur në më shumë se 100% fluturime në ditë që nga vera vitit 2021. Një javë më parë vendi ynë arriti në 135% fluturime.
Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, bën të ditur se trafiku i përgjithshëm ajror tani është sa 85% e vitit 2019. Katër nga dhjetë vendet e renditura më lart shkojnë gati 100%.
Javën e kaluar Portugalia 97% me 1157 fluturime në ditë, Turqia 94% me 2680 fluturime në ditë, Norvegjia 94% me 1404 fluturime në ditë, Spanja 93% me 4526 fluturime në ditë.
Në bazë të këtyre të dhënave, Rama shkruan krahas videos se Shqipëria ka pasur rimëkëmbjen më të shpejtë nga pandemia në këtë sektor dhe ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë