Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar para uljes në tryezë ku pritet të hapen sot negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
‘’MIRËMËNGJES
me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj’’, ka shkruar ai.
Sipas agjendës së publikuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në orën 08:30.
30 minuta më pas, ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 11:00 do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe në 12:30, Rama do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky dhe Komisionerin për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.
Në orën 15:00 është planifikuar edhe një takim ‘screening’ i kryenegtociatorit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi.
Më pas, në orën 18:00 do të ketë një pritje të përbashkët të delegacionit shqiptar me atë maqedonas, me rastin e hapjes së negociatave.
Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë që do të mbahet të martën është vetëm fillimin e një rruge të gjatë, që do të zgjatë për të paktën një dekadë, e që duhet të përfundojë me integrimin e plotë të vendit në familjen europiane.
Hapja e negociatave nënkupton edhe ndarjen “de facto” të Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit, pavarësisht se ishte pikërisht vetoja bullgare ndaj shkupit zyrtar që për më shumë se dy vite mbajti në vend edhe nisjen e procesit me Tiranën.
Ritmi i negociatave do të varet nga shpejtësia e reformave dhe sipas tij skenari më optimist për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE është viti 2032. Ekspertët shohin me shqetësim mungesën e njerëzve të kualifikuar në administratën publikë për të qenë në nivelin e negociatave teknike me vendet e BE.
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...