Rama: Shqipëria e para në rajon për shërbimet digjitale

14:49 | 20 Prill 2022
S D

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot të dhëna nga raporti i fundit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku tregohet se Shqipëria është ngjitur në vendin e 17-të për shërbimet dixhitale nga vendi i 33-të që ishte më parë.

Në një njoftim në Facebook, Rama ka sqaruar se publikoi sot raporti e rendit Shqipërinë të parën në rajon në ofrimin e shërbimeve dixhitale.

Kryeministri Rama, po ashtu bëri të ditur se më 30 prill mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumente.

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Më 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumente dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhëve, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, tha Rama.

Raporti i BERZH përpunon të dhëna nga 51 vendet ku banka operon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme