Në Zonë e Lirë, Kryeministri Edi Rama foli edhe për ndryshimin e sjelljes në raport me opozitën, por edhe median e publikun.
Ai tha se deri më tani ishte keqkuptuar si njeri arrogant që nuk dëgjon njeri. Përballë këtij perceptimi, kryeministri tha kishte kuptuar se ishte ai që duhet të ndryshonte.
Edi Rama: Në fakt është vetëdëbim, të ikësh nga parlamenti nga zgjedhjet, është të vetëdëbohesh.
Arian Çani: Patjetër, unë nuk thash që i the të ikin.
Edi Rama: Nëse quhet nxirja e jetës përballja në parlament që ata nuk e bënin dot, ishte fakt. Duke qenë se sa herë vinin në seancë dhe përballeshin bëheshin më shumë qesharakë se sa i merrte njeri seriozisht. Vendosën të ikin. Kjo është luftë politike dhe natyrisht nuk kam qenë aty për t’i… tani jam aty për t’u dhënë të gjitha mundësitë të ndihen mirë. Të jenë në kushte ku mund t’i thonë të gjitha gjërat.
Arian Çani: Të shoh që nuk i përgjigjesh Bashës.
Edi Rama: Jo kam vendosur që, nuk është vetëm më opozitën, gazetarët, por edhe me publikun, sepse kam reflektuar për këtë.
Arjan Curi: Është rehatia që të jep pushteti.
Edi Rama: Jo nuk është çështje rehatie. Pushteti është gjëja më e parehatshme që mund të ekzistojë, nëse me pushtetin do të bësh gjëra. Nëse pushtetin do thjesht ta konsumosh natyrisht që është i rehatshëm.
Arian Çani: Çfarë ndodh pra që ke ndryshuar ti sjellje?
Edi Rama: Ti ma ke sjellë në vëmendje sa herë vij dhe sot mbase do ma sillje më vonë që thoje si ka mundësi që merresh ti, jep përgjigje…
Arian Çani: Ku e gjen këtë energji të kam thënë.
Edi Rama: Nuk ka qenë një spektakël arrogance kundër njerëzve që as nuk i njoh dhe komentojnë në faqen time. Ajo për mua ka qenë respekt, (kthimi i përgjigjes qytetarëve) se unë mendoj që të merresh me dikë, të debatosh, ta kundërshtosh të mundohesh ta mundësh në një debat është respekt. Por çfarë më ka ndodhur? Arrogant, brutal, cinik, nuk dëgjon njeri etj. Pse e thonë njerëzit këtë? Duke qenë në këtë pozicion e duke u lexuar si një njeri që ka shumë forcë… mesa duket jam unë që duhet të ndryshoj. E njëjta gjë dhe me gazetarët…/tvklan.al
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...