Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka hedhur akuza të rënda në drejtim të PD-së dhe kreut të saj Lulzim Basha.
Rama deklaroi se PD e ka kthyer Kuvendin në një çadër dhe po e përdor fjalën e lirë për të paralizuar punën në Kuvend.
Fjala e Ramës në Kuvend
Javën e shkuar u mor peng kjo foltore për medemek ndalimin e diskutimit që donit.
Duke u cjerrë për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu bashkë të kyçur në kornizën e kërkesës suaj, faktikisht ju nuk e bëni dot këtë diskutim.
Jeni bërë shëmbëlltyra e shprehjes së famshme, kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për mungesën e saj dhe sa më të paaftë janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e fjalës aq më shumë cirren se i mungon liria.
Na keni përfshirë në një kthim tuajin me daulle e krisma në çadrën e konfliktit të sherrit dhe të baltës.
Sa më i madh është halli juaj aq më për qejf ju lexoni raportet ndërkombetare për tu treguar shqiptarëve se cfarë mënxyre jemi ne shumica e zgjehdur prej tyre, e vërteta është edhe në raport, e shkruar qartë si drita e diellit se në 25 qershor shqiptarët votuan me një qartësi që nuk lë asnjë vend për të diskutuar rezultat, procesi zgjedhor e thotë raporti ishte në përputhje të plotë me rekomandimet dhe standardet.
Jeni komplet bosh, bosh lart e bosh poshtë, bosh para e bosh mbrapa. /albeu.com
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...