Edi Rama nuk i ka mbajtur dot nervat ndaj gazetares së Faxneës, Ambrozia Meta që i kujtoi avokatinë që i bënte dikur Elvis Rroshit, apo se si ka mundësi që ai nuk gjen dot dikë në PS që të mos ketë lidhje me trafikun e drogës për ta bërë Ministër të Brendshëm.
Lapsi.al raporton se pasi iku nga konferenca duke kërcënuar gazetaren me pronarin, Rama është kthyer sërish në sallë, sapo u fikën kamerat. Gazetarët që ishin në sallën e konferencave në Rinas thane se kryeministri i thirri gazetares duke iu drejtuar me fjalët “Të kesh turp, se nuk respekton rregullat e konferencës për shtp”. “Jo, unë nuk mund të pranoj të më thuash që po bëj propagandë, kur thjesht po të bëj pyetje” i është përgjigjur gazetarja.
Më herët Rama ishte detyruar të braktisë konferencën për mediat, i acaruar nga pyetjet e gazetarëve, të cilët nuk ngurroi t’i kërcënojë duke i përmendur pronarin.
DEBATI NË KONFERENCË
Rama: Pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që a do të ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllain e tij?.
Gazetarja: Unë po ju pyes juve, sepse jeni kryeministër që qeverisni vendin
Rama: Nuk jemi duke bërë debat, ju bëtë pyetjen unë ju jap përgjigje. Dhe përgjigja ime është kjo pyesni pronarin tuaj dhe thuani që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë në një fushë të dy.
Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe me qeverisjen e vendit kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse duhet të kemi gjithmonë ministra që implikohen në këtë çështje, për shkak se është një nga ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve sepse nuk lidhen me qeverisjen e vendit.
Rama: Kurse unë e gjej pa etikë që ju jeni këtu gazetare për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë.
Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve. Kemi një ish ministër në arrest shtëpie për trafik droge, dhe një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është pse duhet të jenë persona të tillë të implikuar dhe të akuzuar. Nuk është propagandë.
Rama: Unë jam respektues…
Gazetarja: Dhe unë jam respektuese po nuk mund të pranoj që po bëj propagandë se nuk është propoagandë po thjesht një pyetje
Rama: Hajde këtu dhe mbaro konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit. Mirupafshim!
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155816348291523/
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues