Rama shpërndan artikullin e “Daily Express” mbi bukuritë e vendit

13:16 | 16 Gusht 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka ndarë një artikull të gazetës britanike “Daily Express”.

Rama ka bërë të ditur se artikulli thekson bukuritë e plazheve shqiptare, me ujëra të kristaltë dhe brigje ranore të mrekullueshme.

“Plazhe me ujëra të kristaltë e brigje ranore gjenden në Shqipëri” sugjeron gazeta britanike “Daily Express” për lexuesit e saj në këtë artikull, ku ndër të tjera i bën jehonë ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si investim i rëndësishëm për infrastrukturën turistike, i cili krijon akses më të shpejtë drejt jugut të vendit, për t’u kthyer në një tjetër arsye pse vizitorët britanikë duhet ta zgjedhin rivierën e vendit tonë”, shkroi Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme