Rama: Shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” po rilind për të ofruar kushte mësimore sipas standardeve të BE-së

08:16 | 31 Tetor 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” po rilind në Golem dhe Lushnje për të ofruar kushte mësimore sipas standardeve të BE-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në këtë  shkollë do të mësojnë 150 nxënës, shkruan Arbresh.info.

“MIRËMËNGJES dhe me shkollën 9-vjeçare “Irakli Bozo” që po rilind në Golem, Lushnje, për të ofruar kushte mësimore sipas standardeve të BE-së për 150 nxënësit e saj dhe duke u bërë pjesë e zinxhirit të shkollave të rilindura në të gjithë vendin, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme