Rama: Shkodra është gati për festën e madhe të Karnavaleve

10:52 | 22 Shkurt 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shkodra është gati për festën e madhe të Karnavaleve.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se kjo është një traditë shumëvjeçare e qytetarëve shkodranë, shkruan Arbresh.info.

Rama njoftoi se kjo festë zgjat nga datat 23-25 shkurt.

“Shkodra është gati për festën e madhe të Karnavaleve një traditë shumëvjeçare e qytetarëve shkodranë që nuk duhet humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 shkurt”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme