Google ADS

Rama ‘shkarkon’ ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj

13:52 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Njësinë Operacionale, që ka ngritur kohët e fundit për të organizuar dhe monitoruar luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Por ajo që ra në sy gjatë takimit të sotëm të transmetuar live në media, ishte mungesa në këtë mbledhje e kreut të institucionit kryesor përgjegjës në këtë betejë; ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Mungesa e këtij titullarit të rëndësishëm ra në sy edhe më shumë, për shkak se në mbledhje ishin të gjithë shefat e agjencive ligjzbatuese, pa përjashtim; drejtuesit më të lartë të policisë, të SHISH, prokurorisë dhe përfaqësues të misioneve të huaja që asistojnë në vendin tonë.

Në këtë mbledhje Ministrinë e Brendshme e përfaqësonte, zëvendës ministria Rovena Voda, e cila nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e policisë në këtë institucion.

Rama së fundmi nga Berati deklaroi, se nuk ka ndërmend që ti shkarkojë ministrat teknik deri në Shtator, por është i hapur nëse ata vetë largohen përpara këtij afati të vendosur, mesa duket në marrëveshjen me Lulëzim Bashën.

Duket se me këtë injorim, de fakto, Rama e cilëson të shkarkuar ministrin Demiraj dhe për atë ekzistenca e tij në pozicionin e rëndësishëm është vetëm një formalitet që zgjat, deri në fillim të muajit Shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme