Kryeministri Edi Rama shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili i ka komunikuar vendimin pasditen e kësaj të marte, gjatë një takimi në sallën e Hartave të Kryeministrisë.
Në vend të Mickos, Rama ka emëruar Elira Çaushin, aktualisht punonjëse në Kryeministri. Gjithashtu, të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe 12 drejtorë rajonalë të punësimit. Rama ka qenë i prerë me ta kur u ka kërkuar të punësojnë sa më shumë qytetarë, duke iu lënë si afat muajin prill.
“S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndërmjetësoni me bizneset punesoni njerezit se vendet bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht”, iu është drejtuar Rama drejtorëve rajonalë të shërbimit kombëtar të punësimit./Shqiptarja.com/
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...