Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të shtunën foli me tone të ashpra dhe qortuese në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ai u kërkoi ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partisë, që të jenë më pranë qytetarëve dhe të angazhohen më shumë. “Qytetarët nuk hanë shifra”, u shpreh ai ndër të tjera.
E fill pas kësaj, “kokat e para të prera” janë dy drejtorë të zyrave rajonale të punësimit. Kryeministri Edi Rama u takua me drejtorët e Zyrave Rajonale të Punësimit, ku ka njoftuar edhe shkarkimin e drejtorit të zyrës së Elbasanit dhe atë të Delvinës me argumentin se nuk kanë përmbushur objektivat./TCh
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...