Kryeministri Rama ka marrë pjesë në konferencën për procesin e zgjerimit. “Refuzimi i çeljes së negociatave ishte një tërmet që tronditi shpirtrat”, shprehet ai.
Kryeministri i vendit, në fjalën e tij shprehet se Shengeni Ballkanik e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë.
“E vlerësojmë shumë atë që ndodhi pak ditë më parë në Bruksel. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen për këdo që na u gjend pranë. Presidentja e KE u angazhua e para që në momentet pas tërmetit. Konferenca e Donatorëve, një lehtësim për kombin shqiptar. Tërmeti i nëntorit erdhi pas atij të tetorit që ishte politik.
Refuzimi i çeljes së negociatave ishte një tërmet që tronditi shpirtrat. Ky refuzim ishte si pasojë e disa luftërave të brendshme të BE. Integrimi në Bashkimin Evropian ka një domethënie të madhe për ne. Pavarësisht formaliteteve ne do të vazhdojmë të ecim në të njëjtën rrugë.
Sigurisht që është mirë që të na njihen përpjekjet. Nuk e bëjmë këtë për Brukselin dhe Berlinin, por për fëmijët tanë. Shengeni Ballkanik përhapjen e tregjeve, jemi vende të vogla. Shengeni Ballkanik e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë. Shengeni Ballkanik është me dobi për njerëzit, punëtorët. Shengeni Ballkanik është i hapur për të gjithë”./TCH
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...