Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës për Javët Kulturore Ndërkombëtare, ka thënë se ky vit do të ketë sezonin më të mirë turistik që pritet të nisë së shpejti.
Rama theksoi se kanë zbatuar një skemë për pastrimin në zonat bregdetare të vendit, sidomos në zonat bregdetare.
“Ky sezon që nis së shpejti do të jetë më i miri në të gjitha aspektet sepse kemi punuar prej afro 1 viti për pastërtinë. Por kemi edhe një skemë të re që do fillojë të zbatohet për pastrimin e territorit në të githë zonën bregdetare dhe jemi të bindur që ndryshimi do jetë shumë i dukshëm. Duhet edhe që qytetari, vizitori, turisti, shqiptari, të jetë në lartësinë e kësaj nevoje për të mos u turpëruar në sytë e botës por edhe për të mos u bërë pasqyra deformuese e edukimit të fëmijëve tanë”, tha Rama.
Tutje ai tha se sezoni do ketë edhe kalendarin e vetë kulturor.
“Sezoni do ketë edhe kalendarin e vetë kulturor. Do ketë edhe disa risi të tjera që do të lidhen me mundësinë që ofron dixhitalizimi. Ky do të jetë i pari sezon ku Apollonia do jetë e aksesueshme me një rrugë me të gjitha standardet dhe më radhë në të gjitha drejtimet”, tha Rama./arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...