Google ADS

Rama: Serbia është dashur ta njohë Kosovën shumë kohë më parë

00:26 | 9 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Sofje është pyetur nga një gazetar bullgar nëse mbështet ndryshimet e kufijve në Ballkan.

Rama, që në Sofje ishte për t’u takuar me kryeministrin bullgar Stefan Janev, ka thënë se Serbia është dashur ta njohë Kosovën shumë kohë më parë dhe se çdo ditë e kaluar pa e bërë këtë është një vonim më tepër.

“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë dhe çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur për t’u bërë, shpresoj që përmes dialogut njohja e ndërsjellë do të vijë më herët sesa vonë”, ka thënë Rama./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme