Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se rritja ekonomike pritet t’i kalojë 4%, kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi ashpër në Facebook, duke e cilësuar këtë deklaratë si mashtrim ordiner ndërsa Ramën vetë si garuzhde.
Basha bëri disa llogari, duke u mbështetur, sipas tij, tek të dhënat e ministrisë, shkruan lapsi.al
Sipas kryedemokratit, periudha janar-gusht 2017 jo vetëm që nuk ka rritje ekonomike nga janar-gushti i vitit 2016, por në të kundërt ka ulje të ndjeshme.
STATUSI I PLOTË I LULZIM BASHËS:
Rritje ekonomike 4%??? Mashtrim ordiner i garuzhdes nr. 1! Ja si e pergenjeshtrojne te dhenat e vete ministrise se tij:
Sipas statistikave fiskale per periudhen janar-gusht 2017, konstatohet:
Mosrealizim te TVSH nga doganat ne masen 17 mln dollare.
Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollare (-2.2%).
Tatimi mbi te ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollare (-6.3%).
Investimet publike rezultojne me mosrealizim prej 65 mln dollare (-15.9%).
Importi i karburanteve rezulton ne masen 264mije ton, nga 340mije ton qe ishin ne periudhen janar-gusht 2016, ose 22% me pak se 8-mujori i vitit te kaluar.
Ndersa vetem per muajin gusht 2017, konstatohet:
TVSH me mosrealizim prej plot 9 mln dollare (nga te cilat -2.5 mln dollare nga doganat dhe -6.5 mln dollare nga tatimet.
Taksat nacionale me mosrealizim prej 4 mln dollare.
Mosrealizim te investimeve publike ne masen 19 mln dollare.
Importi i karburanteve gusht 2017 rezulton 2.7 mije ton me pak sesa gusht 2016, ose 5.3% me pak.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...