Nga 1 janari 2018 edhe biznesi i vogël do të futet në skemën e TVSH-së. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier ku foli për buxhetin e vitit 2018.
“Do t’i kërkojmë biznesit të vogël të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit. Të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në TVSH. Nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë zero dhe do të vazhdojë të mbetet zero. Ne do ta përfshijmë në regjimin e TVSH, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje taksash. Çdo biznes i vogël do të sillet në mënyrë të strukturuar”, ka thënë Rama, shkruan Lapsi.al
Ndonëse Kryeministri po e fsheh, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është praktikisht rritje takse që do rëndojë xhepat e konsumatorëve për mallra dhe shërbime të ndryshme.
Kjo është hera e parë që biznesi i vogël detyrohet të paguajë TVSH-në. Në këtë skemë deri më tani ishin bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”